Better communication, Better life quality!
Klinika jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh. Sipas nevojës ofrojmë shërbime fizikisht dhe shërbime në distancë. çdo shërbim ofrohet në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.
Shërbime fizike
Konsulta logopedike
Konsulta logopedike përbën hapin e parë drejt një ndërhyrjeje të strukturuar dhe efektive. Përmes një vlerësimi të thelluar klinik, analizohen aftësitë e komunikimit, të folurit, gjuhës dhe zërit, duke ndërtuar një plan ndërhyrjeje të personalizuar, të bazuar në evidencë shkencore dhe nevojat individuale.
Seanca logopedike për fëmijë
Seancat janë “qelizat ndërtuese” të ndërhyrjes logopedike, tek të cilat ofrojmë ndërhyrje të specializuar për cdo vështirësi të gjuhë dhe të të folurit. Çdo program terapie ndërtohet në mënyrë individuale, duke iu përshtatur profilit zhvillimor dhe potencialit unik të fëmijës.
Seanca logopedike për adultë
E dedikuar për individë që përballen me vështirësi në komunikim. Qasja është funksionale dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete, me fokus në përmirësimin e cilësisë së komunikimit dhe ndërveprimit social, në varësi të problematikës.
Seancë terapie logopedike për fëmijë në grup
Një format terapeutik i strukturuar që nxit zhvillimin e komunikimit social, bashkëpunimit dhe vetëbesimit. Dinamika e grupit krijon një ambient të sigurt për praktikë funksionale dhe përforcim të aftësive në situata reale.
Terapia e muzikës
Terapia e muzikës është një qasje e cila përdor teknika të bazuara në evidenca,që integron ritmin, melodinë dhe elementët muzikore si mjete terapeutike për të stimuluar komunikimin, përqendrimin dhe një sërë aftësish të tjera tek fëmijët.
Vlerësim psikologjik
Vlerësim nga psikologe e licensuar me eksperience 25 vjecare, pjesë e ekipit tonë, për të vlerësuar dhe ofruar mbështetjen e duhur profesionale ndaj nevojave psiko emocionale.
Trajnime profesionale
Trajnime të avancuara profesionale për prindër, edukatorë dhe profesionistë, të bazuara në evidencë shkencore dhe praktikë klinike. Fokusohen në thellimin e njohurive dhe aplikimin praktik në fushën e komunikimit dhe zhvillimit.
Shërbime online
Konsulta logopedike online
Konsulta logopedike përbën hapin e parë drejt një ndërhyrjeje të strukturuar dhe efektive. Përmes një vlerësimi të thelluar klinik, analizohen aftësitë e komunikimit, të folurit, gjuhës dhe zërit, duke ndërtuar një plan ndërhyrjeje të personalizuar, të bazuar në evidencë shkencore dhe nevojat individuale. Ky shërbim ofrohet dhe online
Seanca logopedike online për fëmijë dhe adultë
Seancat logopedike mund të ofrohen dhe online sipas vlerësimit përkatës, si për fëmijë ashtu dhe për adultë.
Trajnime profesionale
Trajnime të avancuara profesionale për prindër, edukatorë dhe profesionistë, të bazuara në evidencë shkencore dhe praktikë klinike. Fokusohen në thellimin e njohurive dhe aplikimin praktik në fushën e komunikimit dhe zhvillimit.
EMPOWER – Program mentorimi mujor për prindër
EMPOWER është një program mentorimi i strukturuar mujor dhe në distancë (online), i dedikuar për prindër që dëshirojnë të kuptojnë më thellë zhvillimin e fëmijës së tyre dhe të përfshihen në mënyrë aktive në procesin terapeutik. Programi ofron udhëzim profesional, strategji praktike dhe mbështetje të vazhdueshme, duke fuqizuar prindërit si partnerë kyç në zhvillimin e komunikimit dhe mirëqenies së fëmijës. Më poshtë do të gjeni informacion për dy paketat që ofrojmë, Empower Basic dhe Empower Plus.
EMPOWER BASIC
Përfshin:
* 3 sesione online 1:1 në muaj (60-minutëshe)
* Material i personalizuar me udhëzime, strategji konkrete dhe plan pune për t’u zbatuar në shtëpi
* Aktivitetet ditore të përshtatura sipas nivelit të fëmijës
EMPOWER PLUS
Përfshin:
* 4 sesione online 1:1 në muaj (60-minutëshe)
* Komunikim i vazhdueshëm në WhatsApp për pyetje, video, feedback dhe ndjekje progresi
* Material i personalizuar me strategji konkrete + plan pune të detajuar
* Monitorim javor të progresit + sugjerime për përmirësim