Klinika Logopedike Commmunicare

  • FAQJA KRYESORE
  • RRETH NESH
  • SHERBIMET
  • KONTAKT
  • REZERVONI KONSULTEN
  • CommuniCare Clinic
  • CommuniCare Clinic
  • Mei's Speech Corner

Komunikim më i mirë, Cilësi jete më e mirë!

Better communication, Better life quality!

Rezervoni një konsultë

E themeluar me përkushtim dhe dashuri

Rreth Klinikës

Në klinikën tonë logopedike, komunikimi trajtohet si themel i zhvillimit, vetëbesimit dhe suksesit personal. Ne ofrojmë shërbime të specializuara, të bazuara në evidencë shkencore dhe praktikë klinike të avancuar, duke ndërtuar plane ndërhyrjeje të personalizuara për çdo fëmijë dhe adult. Qasja jonë shkon përtej diagnozes, ne punojmë për të kuptuar individin në tërësi, duke bashkëpunuar ngushtë me familjen dhe duke garantuar standarde të larta profesionale në çdo hap të procesit terapeutik.

Communicare Clinic is a specialized center offering speech therapy and other therapeutic services for children and adults. Our professional team works according to international best practices, applying evidence-based methodologies, having a strong commitment to excellence.

Our mission is to provide high-quality, individualized, and reliable services to both the local and international community in Albania.We aim to support each individual to find their voice and build communication bridges in their life contexts.

Mei Bitri Jovani, MSc.

Logopediste e licensuar që prej vitit 2018

Prej vitesh kam privilegjin të punoj me fëmijë dhe të rritur me vështirësi në komunikim, duke i ndihmuar të gjejnë zërin e tyre dhe të ndihen të sigurt në shoqëri.

Logopedia ka qenë pasioni im i parë dhe mbetet një angazhim i vazhdueshëm për rritje profesionale. Kam investuar në trajnime brenda dhe jashtë vendit, si dhe në literaturë bashkëkohore të bazuar në evidencë, me qëllimin e vetëm: ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të standardeve të larta.

Besoj fort se ky profesion kërkon më shumë sesa njohuri akademike. Empatia, intuita klinike, përkujdesja dhe mprehtësia profesionale janë elementë thelbësorë për të ndërtuar një proces terapeutik efektiv dhe të personalizuar.

Në klinikën CommuniCare, fokusi ynë është trajtimi i individit në tërësi — përtej diagnozës. Çdo plan ndërhyrjeje është i individualizuar, me synimin për të përmirësuar komunikimin dhe, rrjedhimisht, cilësinë e jetës.

Këtu do të gjeni profesionalizëm, përkushtim dhe një qasje të ndërtuar mbi respektin dhe bashkëpunimin.

Pjesëza të shkëputura nga seancat logopedike Pranë klinikës “COMMUNICARE”

çfarë thonë pacientët tanë

Lala Ward

Dr. Mei and her team have been working with my 4 year old for about 7 months. He has made such strides under Dr. Mei’s instruction. My son came to the clinic with quite a significant speech delay but after attending two sessions per week with the clinicians at Communicare, my 4 year old is able to speak more clearly and with confidence. We’ve seen impressive growth in his ability to communicate clearly and concisely these last 7 months and we cannot thank the team at Communicare enough for their hard work.

Vilma Fida

My daughter loves working with Mei. She is a wonderful speech therapist and my daughter has made great progress. Thank you Mei

Brikena Pisha

“I highly recommend CommunityCare Clinic, especially for their exceptional speech therapy services. Mei, the speech therapist, is amazing. She is kind, patient, and incredibly professional, always taking the time to explain things clearly to parents. Her skill in handling a variety of children’s behaviors is remarkable, and she creates a supportive, caring environment for her patients. Truly a wonderful experience!”

Adelina Gjoni

We met Mei by chance, and I think God works in mysterious ways. Then when my son and I needed it the most, God introduced us to MEIN. A girl who puts her heart and love for children before her work. My son was 3 years old when he started therapy and when I look back in time I remember the time when I prayed endlessly that he would just talk, today he is 7 years old, in first grade and is an excellent student. All this achievement and all the self-confidence that my son has today belongs to Mei and Klotilde. True professionals and endlessly grateful for the work that both of them have done with him. My son and I grew up with Tilden and Mei 😘. But more so as a parent for all the things I have learned from them. I will never get tired of recommending “Communicare”

Erisa S

I would definitely recommend Mei! We are having o good experience,my daughter had progress in just a few short months and above all she is treated like family.

Disa përgjigje të pyetjeve më të shpeshta

1. Cilat Janë kompetencat e një logopedisti?

Logopedisti është profesionisti që vlerëson, diagnostikon dhe trajton crregullimet e gjuhës, komunikimit dhe gëlltitjes tek moshat pediatrike, adulte dhe geriartike. Ky profesionist realizon planin e ndërhyrjes dhe rehabilitimit logopedik, siguron metodat dhe teknikat e duhura të ndëryrjes, për të përmirësuar aftësite komunikuese të individit.

Ai gjithashtu bashkëpunon ngushtë me ekipin multidisiplinar të përbërë nga: Mjeku neuropediatër/neuropsikiatër infantil, psikologu, mjeku ORL, terapistët e zhvillimit, fizioterapistët, stafet akademike etj.

2. Kush mund të përfitojë nga terapia logopedike?

Individtët fëmijë e të rritur të cilët kanë:

Vonesë në të folur dhe vonesë gjuhësore

Vështirësi në të nxënë

Defekte artikulimi/Crregullime fonologjike

Crregullim të rrjedhshmërisë së të folurit (Belbëzim)

Crregullime neurozhvillimore/ Crregullim të Spektrit të Autizmi

Sindroma gjenetike

Disfoni

Dëmtime neurologjike (Afazi, Dizartri, Apraksi të të folurit)

Crregullim të komunikimit pragmatik

Crregullim të përtypjes/gëlltitjes (Disfagi)

3. Kur duhet të konsultohem me një logopedist për fëmijën tim?

Duhet të mendoni për një konsultë logopedike nëse vëreni që fëmija nuk po ndjek ritmin zhvillimore të pritshëm për moshën e tij. Konkretisht kur fëmija:

  • Nuk përdor fjalë deri rreth moshës 2 vjeç
  • Ka fjalor të kufizuar krahasuar me moshatarët
  • Ka vështirësi në shqiptimin e tingujve
  • Flet në mënyrë të pakuptueshme për të tjerët
  • Belbëzon
  • Nuk kupton udhëzime të thjeshta
  • Ka vështirësi në përtypje ose gëlltitje

Gjithashtu, nëse fëmija ka diagnozë si Crregullim I Spektrit te Autizmit, vonesë zhvillimore apo, crregullime gjenetike apo çrregullime të tjera neurozhvillimor, vlerësimi logopedik rekomandohet sa me herët.

Nëse keni dyshime apo shqetësime, hapi i duhur është të konsultoheni me një profesionist!

4. Sa zgjat procesi i ndërhyrjes logopedike?

Kohëzgjatja ndryshon nga rasti në rast dhe varet nga:

  • Natyra e vështirësisë
  • Mosha e fëmijës
  • Frekuenca e seancave
  • Përfshirja e prindërve në ushtrimet në shtëpi

Disa fëmijë përfitojnë brenda disa muajve, ndërsa raste të tjera kërkojnë ndërhyrje më afatgjatë. Pas vlerësimit fillestar, hartohet një plan individual me objektiva të qarta dhe rishikime periodike të progresit.

5. Çfarë kualifikimi duhet të ketë një logopediste?

Një logopediste duhet të ketë:

  • Diplomë universitare në Logopedi (Bachelor)
  • Licensen e ushtrimit te profesionit nga Urdhri i Infermierit ne Shqiperi.
  • Kualifikime te tjera si Master, apo specializime specifike brenda dhe jashte vendit.
  • Aftësi për vlerësim klinik dhe planifikim ndërhyrjeje të individualizuar

Formimi i vazhdueshëm dhe supervizimi profesional janë tregues të rëndësishëm të cilësisë së shërbimit.

6. Kur duhet të fillojë të japë rezultate terapia?

Kjo varet nga lloji i vështirësisë dhe konsistenca e ndjekjes.

Në shumë raste, ndryshimet e para vërehen pas disa javësh ose muajsh pune të rregullt. Megjithatë:

  • Progresi nuk është gjithmonë linear
  • Ka periudha stabilizimi dhe konsolidimi
  • Praktika në shtëpi është vendimtare

Qëllimi nuk është vetëm prodhimi i tingujve gjatë seancës, por generalizimi i tyre në komunikimin e përditshëm.

7. Cila konsiderohet mosha ideale për të filluar terapi logopedike?

Sa më herët të identifikohet një vështirësi, aq më efektive është ndërhyrja.

Ndërhyrja e hershme (2–4 vjeç) shpesh sjell progres më të shpejtë, sepse truri i fëmijës është në fazë shumë të lartë plasticiteti.

Megjithatë, nuk ka një “moshë të gabuar” për të filluar. Edhe fëmijët më të rritur apo adoleshentët përfitojnë nga terapia e strukturuar.

8. Sa minuta zgjat seanca logopedike dhe sa herë në javë duhet të realizohet?

Seanca logopedike zgjat 45 minuta dhe frekuenca javore mund të variojë: mesatarisht 2-4 seanca në javë, në varësi të dignozës dhe veshtirësisë.

Artikuj të ndryshëm

Klinika Logopedike Commmunicare

Klinika Logopedike Commmunicare

Komunikim më i mirë, Cilësi jete më e mirë.

Better Communication,
Better life quality

+355 69 34 02 150

communicare.tirana@gmail.com

Rr. “Maliq Muqo”, Pas Albanian University, Tiranë.

Kontakte

  • home
  • Rreth Nesh
  • Na Kontaktoni

Shërbime

  • Shërbime Fizike
  • Shërbime Online
  • Empower Program

Të tjera

  • FAQ’s
  • karriera